Lajme
Në çdo moment po ngushtohet epërsia, Trumpi i afrohet Bidenit me vota
Fox News tregon se presidenti i tanishëm, Donald Trump, e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit Joe Biden, duke siguruar 213 vota të Kolegjit Zgjedhor, vetëm 25 më pak se ish-nënpresidenti amerikan, përcjell albinfo.ch.
Me fjalë të tjera, Joe Biden i ka marrë rreth 65 milionë e 500 mijë vota ose 49.9 për qind, ndërsa Donald Trump 63 milionë e 786 mijë vota, ose 48.5 për qind, shkruan Fox News.
Trumpi ka epërsi në disa shtete të mëdha, si Florida dhe Teksas, ndërsa Joe Biden ka rezultat më të mirë në shtetin me popullsinë më të madhe, Kaliforni, si dhe në shumicën e shteteve të verilindjes, përfshirë Nju Jorkun.
Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senat, ku tash për tash secila parti i ka siguruar nga 46 ulëse, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është Dhoma e Ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 ulëse, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla. /Albinfo.ch

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













