Kriza në Ukrainë
Në Bucha është vrarë 1 në 5 banorë
Kievi zyrtar ka lëshuar akuza të reja në drejtim të ushtrisë ruse, e cila sipas tij është duke vrarë qytetarët e pafajshëm që po largohen nga banesat e tyre.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk, Sergiy Gaidai,, raporton një rast në Kremmina, qytet në rajonin e Luganskut nga sot nën kontrollin e Moskës, ku 4 civilë u vranë nga rusët pasi po iknin nga zona.
“Në mëngjesin e 18 prillit, banorët e Kremminës u përpoqën të evakuoheshin me automjetet e tyre. Rusët hapën zjarr mbi një makinë me civilë në bord. Katër persona u vranë. Një person i plagosur rëndë është ende në vendngjarje. Mjekët nuk mund ta arrijnë atë për shkak të bombardimeve të pafundme”, shkruan Gaidai.
Ndërkohë, një tjetër dëshmi e tmerrshme vjen nga kryebashkiaku i Bucha, Anatoliy Fedoruk, qytet shumë pranë Kievit, ku u shkaktua një nga masakrat më të mëdha në këto 54 ditë luftime.
Sipas Fedoruk, nga vlerësimet e fundit rezulton se trupat ruse kanë vrarë 1/5 e banorëve të Bucha-s, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga qyteti./Cnn
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










