Lajme
Në Britaninë e Madhe janë vaksinuar mbi 25 milionë njerëz
Kjo është pothuajse gjysma e popullsisë së rritur, thuhet në komunikatën e publikuar të mërkurën, nga Ministria e Shëndetësisë
Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 25 milionë njerëz tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Kjo është pothuajse gjysma e popullsisë së rritur, thuhet në komunikatën e publikuar të mërkurën, nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ky hapi i madh i fundit është një arritje e pabesueshme”, ka shkruar kryeministri Boris Johnson, shkruan srf.ch.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka theksuar: “Kjo është një detyrë kombëtare, një nga detyrat më të mëdha logjistike që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe unë falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në të”.
Në ndërkohë, të gjithë personat mbi 50 vjeç thirren gjithashtu të vaksinohen, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë që qeveria është shumë përpara në programin e saj për t’i ofruar kësaj grupmoshe dozën e parë deri në mes të prillit.
Sipas këtij programi, të gjithë të rriturit duhet të kenë mundësi të vaksinohen deri në fund të korrikut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












