Lajme

Në Britani kapen 1300 kg heroinë me vlerë 140 mln dollar

Kapen afro 1,300 kilogramë heroinë me vlerë mbi 140 milionë dollarë, që ishin fshehur në një kontenier në një anije të ankoruar në Britani që konsiderohet si sasia më e madhe ndonjëherë.

Sipas autoriteteve britanike kjo është sasia më e madhe me këtë drogë të kategorisë A të kapur ndonjëherë në Britani, transmeton Balkanweb.

Droga ishte paketuar si qese me proteinë pluhur, brenda kutive me veshje e peshqirë.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1333645463470294/