Lajme
Në Britani bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19
Vetëm një ditë më parë ishin raportuar 468 vdekje.
Së fundmi, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 170 të vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve thuhet se është shënuar ulje e numrit të rasteve ditore të vdekjeve, pasi kjo është shifra më e ulët që nga 24 marsi.
Vetëm një ditë më parë ishin raportuar 468 vdekje.
Numri më i lartë i vdekjeve brenda një ditë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë më 21 prill kur u raportuan 1,172 viktima.
Deri më tani në këtë vend janë regjistruar rreth 35 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, i cili të shtunën arriti në 244,603, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











