Lajme
Në Biel, edhe imami radikal, Shefqet Krasniqi?
"Unë nuk dua që në Biel të paraqiten predikues të huaj, të cilëve u mungon respekti për besimtarët e feve tjera" thotë kryetari i Bielit
Në konferencën vjetore të Këshillit Qendror islamik që do të mbahet më 19 shkurt në Biel/Bienne të Zvicrës, pritet të marrin pjesë mbi 1000 persona.
Do të jetë ky manifestimi më i madh islam i mbajtur deri më tash në Zvicër, kanë thënë organizatorët e tij. Ata kanë zgjedhur sallën e madhe të Shtëpisë së Kongreseve për të mbajtur këtë konferencë.
Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës, i themeluar para më shumë se një viti, është imponuar në opinionin zviceran me gjuhë radikale dhe përjashtuese. Për këtë arsye, opinioni e pret me drojë konferencën që ai do ta mbajë muajin e ardhshëm.
Veç shumë klerikëve islamë nga e gjithë bota, në konferencën e Bielit do të marrë pjesë edhe imami kontrovers i xhamisë së madhe të Prishtinës, dr. Shefqet Krasniqi.
Rreth konferencës dhe konkretisht, rreth pjesëmarrjes së Krasniqit në të, shkruajnë edhe gazetat zvicerane si “Der Bund”, “Basler Zeitung”, “Berner Zeitung”, “Bieler Zeitung” etj.
“Imami i Xhamisë së madhe të Prishtinës konsiderohet si udhëheqës i fundamentalistëve në Kosovë. Ai ka kishte shkaktuar bujë të madhe në medie gjatë vitit 2009 duke thënë se murgesha me prejardhje shqiptare, Nënë Tereza do të shkojë në ferr, pasi që nuk është myslimane”, shkruan “Der Bund”.
Organizatori i manifestimit, Quassim Illi i ka thënë medieve zvicerane se Krasniqi është paraqitur shpesh herë deri më tash para besimtarëve shqiptarë myslimanë në Zvicër dhe “është shumë i dashur nga ata”. Illi, lidhur me fajësimet që i bëhen imamit Krasniqi, ka thënë se “kjo nuk ka të bëjë me çështjen”.
Ndërkaq, kryetari i i ri i qytetit i Bielit, Erich Fehr, duke mos pasur informacion rreth manifestimit që do të mbahet në qytetin e tij, ka thënë për gazetën “Der Bund” se në parim nuk ka asgjë kundër manifestimeve islamike.”Por, unë nuk dua që në Biel të paraqiten predikues të huaj, të cilëve u mungon respekti për besimtarët e feve tjera”, ka shtuar ai.
Ardhjen e dr. Krasniqit në konferencën e Bielit e shikojnë me dyshime edhe partitë CVP dhe ajo FDP. Zëdhënësja e CVP-së Marianne Binder ka thënë: “nëse janë ftuar njerëz që rrëfejnë marrëzira, dhe madje këtë nuk e bëjnë në ndonjërën nga gjuhët e vendit, ata nuk kanë çfarë të kërkojnë këtu”.
Ndërsa deputeti federal i FDP-së Christian Waserfallen është shprehur se një manifestim i tillë mund të jetë kontraproduktiv për myslimanët. “Forcat liberale të islamit evropian diuhet të ngrihen dhe t`i tregojnë Këshillit Qendror Islam se ku janë kufijtë”.
Këshilli Qnedror Islamik i Zvicrës që ka selinë në Biel/Bienne, me provokimet e tij po vështirëson gjetjen e zgjidhjeve konstruktive për bashkëjetesë në mes të grupeve të besimtarëve në ketë qytet, shkruan veç tjerash gazeta “Der Bund”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













