Uncategorized
Në autobusin nga Kosova kapen 25 kg marihuanë
Droga ishte fshehur në gomat rezervë ndërsa është gjetur nga një qen policor. Vendimtare për këtë sukses ishte informata që policët e Vjenës kishin marrë nga kolegët e tyre kosovarë
Në një autobus udhëtarësh të ardhur nga Kosova, policia në Vjenë ka kapur 25 kilogramë marihuanë. Droga ishte fshehur në gomat rezervë ndërsa është gjetur nga një qen policor, shkruan orf.at.
Vendimtare për këtë sukses ishte informata që policët e Vjenës kishin marrë nga kolegët e tyre kosovarë, transmeton albinfo.ch. “Në një moment të volitshëm autobusi është udhëzuar për një kontroll trafiku në qarkun e dhjetë të Vjenës. Kontrollimi me qenin policor tashmë ishte përgatitur, thotë një zëdhënës policie për mediat austriake. Dhe pastaj qeni me emrin Frankie me nuhatje gjeti drogën e cila ishte fshehur në një gomë rezervë të autobusit.
Me këtë rast janë arrestuar katër persona. Në mesin e tyre ishin shoferi i autobusit dhe menaxheri, të dy nga Kosova. Po ashtu edhe dy të tjerë, shtetas të Shqipërisë, pasi që si duket nuk i kishin besuar transportuesit, ishin bashkë me ta në autobus, përcjell albinfo.ch. Edhe ata janë arrestuar po ashtu.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









