Lajme
Në Amsterdam kërkohet zhvendosja e punonjëseve të seksit nga qendra e qytetit
Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, ka propozuar zhvendosjen e punonjëseve të seksit nga lagjja e dritave të kuqe, e cila tërheq miliona turistë çdo vit. Plani parashikon krijimin e një mega-qendre erotike në jug të qytetit, rreth 15 minuta me metro nga qendra.
Banorët vendas janë kundër këtij projekti, duke e cilësuar si një “Disneyland seksi” dhe duke argumentuar se kjo do të dëmtojë komunitetin dhe sigurinë në zonë. Nga ana tjetër, disa qytetarë e shohin këtë aktivitet si pjesë të historisë dhe identitetit të lagjes, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët e sigurisë dhe vetë punonjëset e seksit paralajmërojnë se zhvendosja në periferi nuk do të përmirësojë sigurinë dhe se dritaret aktuale janë mjediset më të sigurta për punonjëset.
Këshilli Bashkiak pritet të vendosë për këtë çështje vitin e ardhshëm, por mbështetja politike po dobësohet për shkak të kundërshtimit publik.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










