Kosova
Në aeroportin e Prishtinës është regjistruar temperatura -18C

Prishtina Weather ka njoftuar se sot në Aeroportin e Prishtinës është regjistruar temperatura -18C, derisa në qytet -14C, përcjell albinfo.ch.
Referuar PW-së, kjo ditë parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mot i acartë pritet të mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.
“Acari polar që ka pushtuar Europën Juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C. Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin”, ka njoftuar kjo faqe.
Por, sado që këto temperatura të regjistruara janë të ulëta, temperatura më e ulët në Prishtinë është regjjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27. C.
“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000. Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017.
Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive”, thuhet në postim.
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët