Lajme
Në 100 vjetorin e lindjes, dekorohet akademik Ajeti
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e dekoroi akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes. Thaçi Ajetin e quajti “Çabej i Kosovës"
Në 100 vjetorin e lindjes, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave. Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa akademiku i parë i Kosovës dhe ish rektori i Universitetit të Prishtinës, akademik Ajeti e falënderoi presidentin për këtë çmim. “Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.
Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.
Idriz Ajteti ka lindur në Tupallë të Medvegjës në qershor të vitit 1917. Ai ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë në vitin 1972, ndërsa për disa vite me radhë ka qenë Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Kosovës. Po ashtu akademik Ajteti ka qenë profesor dhe dekan në Fakultetin e Filozofisë në Prishtinë dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Ish-presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi akademik Ajetin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, pesidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










