Lajme
Në 10 metra katrorë të shitores lejohet vetëm një blerës
Për të kontrolluar numrin e klientëve në dyqane, punonjësit qëndrojnë para hyrjeve në disa vende, numërojnë klientët dhe ua lejojnë hyrjen ose ua ndalojnë atë, kur të arrihet kufiri i sipërm
Ndërmarrjet ezvicerane të shitjes me pakicë kabë vënë në fuqi vendimin për kufizimin e numrit të klientëve në shitoret e tyre, shkruan srf.ch.
Nga tash e tutje vetëm një klient do të lejohet të bëjë blerje për dhjetë metra katrorë hapësirë të shitores me pakicë, transmeton albinfo.ch. Kështu, për të kontrolluar numrin e klientëve në dyqane, punonjësit qëndrojnë para hyrjeve në disa vende, numërojnë klientët dhe ua lejojnë hyrjen ose ua ndalojnë atë, kur të arrihet kufiri i sipërm.
Për më tepër, ndërmarrjet e shitjes me pakicë theksojnë edhe një herë në komunikimatën e sotme se “Furnizimi i mallrave është absolutisht i garantuar. Blerjet me shumicë janë të panevojshme, përcjell albinfo.ch. Ndërmarrjet e tregtisë me pakicë u bëjnë thirrje klientëve të tyre që të tregojnë solidaritet dhe të bëjnë blerje të arsyeshme”.
Krahas kufizimit të numrit të blerësve, në këto masa bën pjesë edhe vëna në dispozicion e mjeteve dezinfektuese për ta, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, në tabela të caktuara është shkruar se duhet mbajtur një distancë prej së paku 2 metrash me arkat ku bëhet pagesa.
Dorezat e shportave dhe karrocave për blerje ashtu si dhe ekranet (touchscreen) që shërbejnë për pagesë, deinfektohen në baza ditore.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














