Bota
Ndryshon ligji për armët në Zelandën e Re
Shoqata e policisë së Zelandës së Re, sipas raporteve në mediat vendase, ka kërkuar ndalimin e armëve gjysmëautomatike
Qeveria në Zelandën e Re mbështeti në parim ndryshimet në ligjin e armëve, të cilat kryeministrja Jacinda Ardern i deklaroi menjëherë pas masakrës në dy xhami të Christchurchit.
Ardern shpjegoi se detajet mbi reformën do të bëhen publike deri më 25 mars.
“Kjo do të thotë se, 10 ditë pas këtij akti të tmerrshëm terrorist, neve do të na duhet të njoftojmë reformat, që besoj se do ta bëjnë më të sigurt komunitetin tonë. Kemi marrë një vendim si kabinet. Mbi këtë jemi të gjithë të bashkuar”, tha Ardern, transmeton “TCH”.
Shefja e ekzekutivit pohoi gjithashtu se hetimi i nisur mbi ngjarjen e rëndë do të shikojë të gjitha shkaqet që çuan drejt saj, me shpresën se do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të ishte bërë ndryshe, përcjell albinfo.ch.
Nëntë persona janë në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa mbi australianin Brenton Tarrant u ngrit akuza për vrasje me paramendim. Policia thotë se 28-vjeçari ka përdorur armë të tipit ushtarak për sulmin, të cilat për më tepër ishin modifikuar përpara ngjarjes me qëllimin që të bëheshin sa më vdekjeprurëse. Ai kishte licencë për armëmbajtje dhe këtë e ka marrë nëntorin e vitit 2017, ndërsa zotëronte 5 armë.
Shoqata e policisë së Zelandës së Re, sipas raporteve në mediat vendase, ka kërkuar ndalimin e armëve gjysmëautomatike. Ka pasur disa përpjekje të mëparshme për ashpërsimin e ligjit të armëve në vend, por ato kanë dështuar për shkak të lobit të fuqishëm të armëve, si dhe kulturës mjaft të përhapur të gjuetisë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












