Shqipëria
Ndryshon itinerari ballkanik, Shqipëria më e shtrenjta për migrantët
Rruga e refugjatëve përmes Serbisë për Europën Perëndimore pothuajse është e pakalueshme. Për këtë arsye, ata e devijojnë rrugën nëpër Bosnje e Hercegovinë.
Ata vijnë rreth gjysmë ore pas thirrjes së ezanit nga myezini. Për çdo ditë në orën 17.00 hapet bagazhi i automjetit dhe refugjatët që ndodhen në parkun përballës komunës, pranojnë ushqimin. Përafërsisht janë rreth tridhjetë persona, shumica të rinj, të cilët vijnë nga Algjeria dhe Maroko.
Përmes rrurës jugore, ata kanë arritur në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës. Rruga klasike është mbyllur në masë të madhe: Në vitet 2015 e 2016 qindra mijëra vinin përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, për në Austri.
Rruga jugore është më ndryshe. “Nga Greqia për në Shqipëri kushton 400 euro, për t`i korruptuar zyrtarët”, rrëfen algjeriani Ahmed. “Nga Shqipëria e deri në Mal të Zi 200 euro, mëtutje për në Bosnje Hercegovinë 100 euro. Nesër do të më marrë një trafikant dhe do të më dërgojë për në Kroaci për 200 euro”, vazhdon më tej Ahmedi për “Berliner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Përmes Serbisë është rrezik i madh. “Po që se hetohesh nga policia serbe, menjëherë futesh në burg për 14 ditë”, pohon 24-vjeçari.
Mu për këtë arsye, shumica e migrantëve e zgjedhin rrugën përmes Bosnje Hercegovinës, për të kaluar në territorin e BE-së. Shumica e tyre duan të shkojnë për Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme boshnjake, shumica e tyre pohojnë se duan të shkojnë për në Europën Perëndimore, ndërsa vetëm një pakicë e vogël do të qëndrojë në Sarajevë.
Sipas kësaj ministrie, ata vijnë nga Algjeria, Pakistani, Maroko, Siria, Afganistani, Libia dhe Turqia. Ministri i Brendshëm boshnjak Dragan Mektiç ka deklaruar se gjendja nuk është alamrante, por se numri i migrantëve është në rritje e sipër.
Qendra strehuese në Delijash në afërsi të Sarajevës, pothuajse e stërmbushur. Aty, refugjatët pranojnë ushqim, përkujdesje mjekësore, arsimim dhe këshillim juridik. Bile disa nga ta janë strehuar edhe nëpër shtëpitë e boshnjakëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












