Bota
Ndryshojnë fluturimet pas incidentit SHBA- Iran
Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet ose ua ndryshuan drejtimin larg Iranit, pasi ky i fundit rrëzoi një dron amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit.
Irani konfirmoi se ka qëlluar dronin të enjten, duke thënë se ai ka shkelur hapësirën e tij ajrore. SHBA-ja e mohoi këtë.
Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së lëshoi të premten një urdhër emergjent, që i ndalon linjat ajrore amerikane të fluturojnë mbi Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.
Për rrjedhojë, kompania United Airlines i ndaloi fluturimet nga Nju Xhërsi në Mumbai të Indisë.
Kompania Emirates, me seli në Dubai, tha se “do t’i shmangë zonat e konfliktit të mundshëm”.
British Airways tha se do t’iu përmbahet udhëzimeve të SHBA-së, duke shmangur hapësirën ajrore iraniane.
Lufthansa, e cila fluturon në Teheran, tha se ka ndaluar fluturimin mbi disa pjesë të Iranit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Drejtimin e fluturimeve e ndryshuan edhe kompanitë KLM dhe Singapore Airlines.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










