Maqedonia
Ndryshohen rregullat për hyrje në terminalet e aeroportit të Shkupit
Në aeroportet e Maqedonisë së Veriut kanë ndryshuar rregullat për të hyrë në ndërtesat e terminaleve.
Prej mbrëmë në orën 21 hyrja në ndërtesat e terminaleve të aeroporteve është e lejuar vetëm nëse tregojnë:
certifikatë për vaksinim të bërë kundër Covid-19, gjegjësisht të kenë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ose certifikatë/vërtetim se kanë kaluar Covid-19 gjatë 45 ditëve të fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR jo më i vjetër se 72 orë, ose test të shpejt jo më të vjetër se 48 orë, para hyrjes. Kjo nuk ka të bëjë për persona nën 18 vjet.
Në njoftimin për udhëtarët në ueb-faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit është bërë e ditur se është bërë ndryshim i Protokollit të TAV Maqedoni për menaxhim me aeroportet në kohë të pandemisë.
“Në bazë të Vendimit të Qeverisë për ndryshime të Vendimit për rekomandime parandaluese, masave kohore, masave të urdhëruara, protokolleve të qëllimshme, planeve dhe algoritmeve për veprim për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse COVID-19 e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre është bërë ndryshim i Protokollit të TAV Maqedoni për menaxhim me aeroportet në kohë të pandemisë”, qëndron në njoftimin.
Nga TAV Maqedoni u bëjnë thirrje udhëtarëve që t’i respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19, të cilat zbatohen në ndërtesën e terminalit të aeroportit.
“Vazhdimisht mbani maskë mbrojtëse, mbani distancë fizike, shpesh dezinfektoni duart, praktikoni teknologji pa kontakt për përfundimin e procedurave në aeroport”, porositin nga TAV Maqedonia.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









