Lajme
Ndryshimet klimatike, në fokus të samitit të G20-ës
Mësohet se liderët e njëzet vendeve më të pasura të botës që bëjnë pjesë në grupin G20-ës filluan një samit dyditor në Romë të Italisë për të diskutuar ndryshimet klimatike dhe ekonominë globale.
Thekoshet se ky është takimi i parë me prani fizike i udhëheqësve të këtyre vendeve që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.
Pjesa më e madhe e diskutimeve pritet të fokusohet në ndryshimet klimatike, por edhe çështja e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit pritet të jetë ndër temat kryesore.
Kryeministri italian, Mario Draghi, mirëpriti liderët e G20-ës në sallën e kongreseve, Nuvola të Romës.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 29 tetor paralajmëroi udhëheqësit e G20-ës që të ndërmarrin veprime dhe të tejkalojnë mosbesimin mes tyre në mënyrë që qëllimet për të përmiresuar situatën klimatike të përparojnë.
“Ne ende jemi në afate kohore për të rregulluar gjërat dhe mendoj se takimi i G20-ës është mundësia për ta bërë këtë”, tha Guterres.
Papa Françesku, i cili u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Vatikan, më 29 tetor, tha se liderët politikë të botës duhet t’u japin brezave të ardhshëm “shpresë konkrete” se ata janë duke marrë masat e nevojshme.
Presidenti amerikan merr pjesë në samitin e G20-ës, mirëpo aty mungojnë presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, të cilët planifikojnë të marrin pjesë përmes video-lidhjes.
Ndërkohë, Biden pritet të bëjë presion që vendet të rrisin prodhimin e energjisë, për shkak të rritjes së çmimeve, si dhe të diskutojnë planet për të parandaluar pandemitë e ardhshme.
Takimi i G20-ës po zhvillohet para konferencës së OKB-së për klimën në Glasgou të Skocisë.
Liderët janë nën presion për ndërmarrë veprime që do të ulnin emetimet e dioksidit të karbonit në mënyrë që të vihet nën kontroll ngrohja globale.
Grupi i G20-ës, që ndër të tjera përfshin Brazilin, Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, përbën më shumë se 80 për qind të emetimeve të karbonit.
Të tjera nga Lajme
Kurti pret në takim Memli Krasniqin, diskutojnë për dy tema
- Shqipëria, vendi i dytë me normën më të lartë të tatim fitimit në Ballkanin Perëndimor, faktor që sjell paga të ulëta
- Për një javë, Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke, sipas Ukrainës
- Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?