Lajme
Ndryshimet klimatike, në fokus të samitit të G20-ës
Mësohet se liderët e njëzet vendeve më të pasura të botës që bëjnë pjesë në grupin G20-ës filluan një samit dyditor në Romë të Italisë për të diskutuar ndryshimet klimatike dhe ekonominë globale.
Thekoshet se ky është takimi i parë me prani fizike i udhëheqësve të këtyre vendeve që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.
Pjesa më e madhe e diskutimeve pritet të fokusohet në ndryshimet klimatike, por edhe çështja e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit pritet të jetë ndër temat kryesore.
Kryeministri italian, Mario Draghi, mirëpriti liderët e G20-ës në sallën e kongreseve, Nuvola të Romës.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 29 tetor paralajmëroi udhëheqësit e G20-ës që të ndërmarrin veprime dhe të tejkalojnë mosbesimin mes tyre në mënyrë që qëllimet për të përmiresuar situatën klimatike të përparojnë.
“Ne ende jemi në afate kohore për të rregulluar gjërat dhe mendoj se takimi i G20-ës është mundësia për ta bërë këtë”, tha Guterres.
Papa Françesku, i cili u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Vatikan, më 29 tetor, tha se liderët politikë të botës duhet t’u japin brezave të ardhshëm “shpresë konkrete” se ata janë duke marrë masat e nevojshme.
Presidenti amerikan merr pjesë në samitin e G20-ës, mirëpo aty mungojnë presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, të cilët planifikojnë të marrin pjesë përmes video-lidhjes.
Ndërkohë, Biden pritet të bëjë presion që vendet të rrisin prodhimin e energjisë, për shkak të rritjes së çmimeve, si dhe të diskutojnë planet për të parandaluar pandemitë e ardhshme.
Takimi i G20-ës po zhvillohet para konferencës së OKB-së për klimën në Glasgou të Skocisë.
Liderët janë nën presion për ndërmarrë veprime që do të ulnin emetimet e dioksidit të karbonit në mënyrë që të vihet nën kontroll ngrohja globale.
Grupi i G20-ës, që ndër të tjera përfshin Brazilin, Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, përbën më shumë se 80 për qind të emetimeve të karbonit.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













