Kosova
Ndriçohet ndërtesa e Qeverisë në ditën e të zhdukurve të Kosovës
Mësohet se në shënim të Ditës se të zhdukurve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë. Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë, të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer. Shumë janë zbuluar e nxjerrë prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet”, ka shkruar sot në shënim të kësaj dite Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Tonight we honor those forcefully disappeared during the war in Kosova who are still missing. Only by bringing crimes against our people to light can we hope to reach peace and deal with our deep pain. Serbia remains full of our people’s corpses. We will never forget. pic.twitter.com/D9C6OUPLYx
— Albin Kurti (@albinkurti) April 27, 2022
Gjithashtu Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare, në shënim të kësaj dite, kanë vënë lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë në sheshi Skënderbeu në Prishtinë dhe homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, Gjakovë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











