Shqipëria
Ndrenika: Trualli i teatrit, ‘Jeruzalemi ynë’
Në një takimi në Teatrin Kombëtar, artistët nga Shqipëria janë shprehur sërish kundër prishjes së objektit të këtij institucioni. Ata kanë kërkuar që të bëhet restaurimi i Teatrin Kombëtar.
Artisti i Popullit, Robert Ndrenika, ka deklaruar se më e shenjta nga të gjitha është toka e këtij teatri. Ai theksoi se Teatri Kombëtar është ‘Jerusalemi’ i artistëve, të cilin duan ta mbysin ‘kryqëzatat’, përcjell albinfo.ch.
“Nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt më tha: Ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës. Por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja, edhe ndërtimi, të bëhet një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet. Unë mendoj se më e shenjta nga të gjitha këtu është toka e këtij teatri. Ky është Jerusalemi ynë që duan të mbysin kryqëzatat e 5 apo e 6. Dikur isha drejtor tetari ndonjë vit, një koleg imi që nuk po ia përmend emrin më thoshte: Të privatizojmë tokën. Si ta privatizojmë, i thashë?”, ka thënë ai.
Në mbështetje të tyre ishin edhe përfaqësues të opozitës PD-LSI nga Kuvendi dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












