Kosova
Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Me rastin e Ditës së përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2022, duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë, aktivistët e Qendrës do të bëjnë ndezjen e qirinjve. Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet.
Qytetarët e qyteteve të tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre.
Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre.
Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Lusim qytetarët që dalin në shesh që të kenë parasysh masat kundër pandemisë Covid-19, duke mbajtur distancën e duhur.
Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!
Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre.
Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












