Kosova
Ndikimi i pandemisë te sektori i hotelerisë dhe akomodimet
Më shumë se 12,000 të punësuar në këtë sektor do të jenë janë joaktivë, rrezikojnë të humbasin punën e tyre dhe nuk kanë të ardhura.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit Vetëpromovimi i Punësimit të Sektorit Privat (PPSE), i zbatuar nga Swisscontact në konsorcium me Institutin Riinvest, ofrojnë një përmbledhje të shkurtër të kostove të mundshme ekonomike në sektorin e hotelerisë dhe akomodimit në Kosovë. Industria e udhëtimit dhe turizmit, e cila është pjesë e sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, është një nga sektorët më të goditur nga kriza aktuale e pandemisë. Po ashtu, kjo konfirmohet edhe nga UNWTO, sipas të cilit, industria globale vlerësohet se do të pësojë humbje deri në 50 miliardë dollarë amerikanë (USD). Për më tepër, vlerësimet e sakta janë të pamundura për t’u paraqitur tani, për shkak të trajektores së pasigurt të krizës së pandemisë. Duke pasur parasysh këto paqartësi, qëllimi i këtij raporti nuk është të vlerësojë kostot e krizës së pandemisë në sektorin e hotelerisë dhe akomodimit në Kosovë, por të sigurojë një vlerësim të gjerë për ndikimin e mundshëm.
Analizat në këtë raport bazohen në statistikat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), konkretisht nga ‘Rezultatet e Anketës Strukturore të Biznesit 2018’, si dhe pjesërisht të bazuara në ‘Anketën e Ofertës së Turizmit’ të projektit – Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE). Ndikimi ekonomik është i kufizuar në sektorin e hotelerisë dhe akomodimit, i cili sipas ASK-së përfshin ‘akomodimin dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit’ 2 – bazuar në klasifikimin e NACE. Ky sektor përfshin njësitë ofruese të akomodimit, ushqimit dhe pijeve, të cilat mund të referohen në kuadër të sektorit HoReCa (ang. hotels, restaurants, catering shq. hotele, restorante, furnizim me ushqim). Ky sektor është ndikuar shumë për shkak të krizës së pandemisë, kryesisht për shkak të masave që kufizojnë lëvizjen (mbyllja) si dhe ndaljes së turizmit.
Sipas ASK-së, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në vitin 2018, në sektorin e hotelerisë dhe akomodimit është 3,683 sosh. Kjo përfaqëson mbi 10% të numrit të përgjithshëm të NVM-ve aktive në Kosovë. Kontributi i këtij sektori në PBB-në e Kosovës vlerësohet rreth 1.3%. Kjo përbën rreth 86.5 milionë euro qarkullim. Pothuajse 14,000 persona janë të punësuar dhe të vetëpunësuar në këtë sektor, që përbën rreth 3.7% të numrit të përgjithshëm të personave të punësuar në Kosovë. Paga mesatare mujore në këtë sektor është 254 euro.
Duhet të theksohet se vlerësimet e dhëna në këtë raport nuk mund të jenë të sakta, duke marrë parasysh që ndikimi dhe kohëzgjatja e krizës është e panjohur për momentin. Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë një vlerësim të gjerë mbi ndikimin e mundshëm, i cili mund të përdoret nga hartuesit e politikave dhe organizatave të tjera për të planifikuar masat mbështetëse. Për më tepër, të gjeturat janë paraqitur bazuar në burime dhe supozime të shumta.
Ndërprerja dymujore e aktivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit mund të ketë ndikimin e mëposhtëm ekonomik në Kosovë:
- Më shumë se 12,000 të punësuar do të jenë janë joaktivë, rrezikojnë të humbasin punën e tyre dhe nuk kanë të ardhura.
- Personat e punësuar në këtë sektor do të humbnin një shumë totale mbi 6 milionë EURO në paga.
- 3,683 NVM do të ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë me kosto prej rreth 13 milionë EURO humbje të qarkullimit.
- Për shkak të mosaktivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, ndikimi i mëtutjeshëm në sektorë ndërlidhës mund të jetë më shumë se 10 milionë EURO. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














