Lajme
Ndihmohen bletarët
Si të gjithë bujqit e fermerët edhe bletarët e Kosovës janë duke u përballur me probleme të shumta.
Një lehtësim për këtë sektor ka krijuar Ministria e Bujqësisë dhe Zyra e KE-së në Kosovë, pasi financuan ngritjen e një pike grumbulluese të mjaltës në Shoqatën “Apikultura” në fshatin Komogllavë të Ferizajt.
Inaugurimin e kësaj pike grumbulluese e ka bërë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khadoun Sinno.
Stavileci, ka deklaruar se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin gjithë ata që janë të interesuar të punojnë dhe këtu edhe bletarët. Sipas tij, tani ka ardhur koha që ky sektor të ringjallet dhe të bëhet konkurrues jo vetëm me shtetet e rajonit, por edhe me ato evropiane.
Kurse, ushtruesi i detyrës së shefit Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khadoun Sinno ka thënë se sektori i bletarisë ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik. Ai ka deklaruar se ky sektorë një rol të rëndësishëm ka edhe në shumicën e vendeve të Bashkimin Evropian.
Projekti për ngritjen e një pike grumbulluese të mjaltës është financuar nga Komisioni Evropian dhe ka kushtuar rreth 400 mijë euro.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











