Futboll
Ndeshja Serbi-Shqipëri në Beograd, pjesëmarrja e tifozëve shqiptarë në pikëpyetje

Federata e Futbollit e Serbisë njoftoi të enjten se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e planifikuar për 11 tetor 2025, do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. Stadiumi i njohur i Cërvena Zvezdës ka kapacitet prej 51,755 ulësesh, dhe është arena më e madhe futbollistike në Serbi, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse tifozët shqiptarë do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen në Beograd. Mediumi serb Sportklub.rs ka ngritur pyetjen nëse do të lejohen përkrahësit kuqezi në stadium, duke theksuar se nuk ka ende ndonjë vendim zyrtar nga FIFA që ndalon praninë e tyre.
“Me shumë gjasë jo,” ka shkruar Sportklub, duke sugjeruar se një ndalim i heshtur i tifozëve shqiptarë është skenari më i mundshëm. Mediumi serb përmend edhe faktin që tifozët serbë nuk u lejuan në Tiranë për ndeshjen e parë për shkak të një dënimi të mëhershëm të federatës serbe për incidente nacionaliste në ndeshjen ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve.
Për më tepër, raporti përmend edhe dosjen e trashë të tifozëve shqiptarë në FIFA dhe UEFA, që mund të përdoret si arsye shtesë për të ndaluar udhëtimin e organizuar të tyre në Beograd.
Kujtojmë se në përballjen e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd më 2014, tifozët shqiptarë nuk ishin të lejuar në stadiumin e Partizanit. Ajo ndeshje u shoqërua me dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë, ndërsa huliganë serbë depërtuan në fushë dhe tribunat u karakterizuan nga kore fyese e incidente të rënda.
Në sfond të gjithë kësaj është edhe tensioni mes grupit të njohur Tifozat Kuq e Zi (TKZ) dhe FSHF-së, për shkak të bashkë-organizimit të Euro U21 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë. TKZ ka ngrirë marrëdhëniet me Federatën dhe ka kundërshtuar publikisht vendimin, si dhe mënyrën e ndarjes së biletave për ndeshjet ndaj Serbisë.
Nëse përkrahësit shqiptarë nuk do të lejohen në Beograd, kjo do të vë sërish në pikëpyetje sinqeritetin dhe funksionalitetin e bashkëpunimit sportiv midis dy vendeve, në një kohë kur përgatitjet për organizimin e një kampionati të përbashkët janë në vazhdim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Austri
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare Edicioni i 24-t i Festës Tradicionale në Kopsht – “Udhëtim Kulinar dhe Muzikor përmes Vendeve Anëtare...
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën
-
Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”
-
Masakra në Austri: Sulmuesi kishte planifikuar me imtësi sulmin në shkollë