Kosova
Ndeshja Kosovë – Rumani u besohet gjyqtarëve francezë
Francezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Rumania-Kosova
UEFA ka bërë të ditur se në ndeshjen Rumani-Kosovë drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët francezë, përcjell albinfo.ch.
Shtëpia evropiane e futbollit njoftoi se gjyqtar kryesor do të jetë Willy Delajod, ndërkaq Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë asistentët e tij.
Thomas Leonard do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, ndërkaq në dhomën e VAR-it do të jenë Benoit Millot dhe Stephanie Frappart.
Loja Rumani-Kosovë luhet në stadiumin “National Arena” të Bukureshtit dhe është e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024” që do të mbahet në Gjermani.
Me fitore eventuale ndaj rumunëve, ekipi i menaxhuar nga Primozh Gliha do të rriste gjasat për një vend në evropian.
Ndeshja i takon raundit të gjashtë në Grupin I.
Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje, kurse Kosova është e pesta me katër pikë.
“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras, pa gola.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









