Zhvillim
Ndërtohen tri qendra për ruajtjen e produkteve bujqësore
Ministria kosovare e Bujqësisë e ka ndarë një shumë prej 2.6 milionë eurosh për ndërtimin e tri “supermarketeve” bujqësore
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka ndarë një shumë prej 2.6 milionë euro për ndërtimin e qendrave moderne për grumbullimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore. Nga kjo shumë do të përfitojnë tri rajone, Dukagjini, Pashtriku dhe Anamorava.
Përmes këtyre qendrave, MBPZHR synon të rris qëndrueshmërinë dhe të ndikojë në zgjatjen e jetës së produkteve bujqësore për të furnizuar tregun me prodhime të freskëta gjatë tërë vitit.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, këto qendra moderne, iu krijojnë mundësi prodhuesve që të aplikojnë teknologji të reja në tërë zinxhirin e vlerave për pemë, perime dhe rrush tryeze dhe krijon mundësi për eksportin e këtyre produkteve në tregjet e BE-së.
Adil Behramaj është zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë. Ai është optimist se me ndërtimin e këtyre qendra do të krijohen kushtet që prodhuesit vendor të dalin në treg me produkte bujqësore në pranverën e hershme.
Po ashtu Behramaj ka thënë se këto qendra grumbulluese, do të vazhdojnë të nxisin rritjen e prodhimtarisë për të zëvendësuar produktet e importit, raporton KosovaPress.
“…Qasje në treg ka qenë e kufizuar për shitësit me shumicë dhe supermarketet si pasojë e sasive të vogla dhe furnizimit me periudha të kufizuara të ruajtjes, shpeshherë prodhuesit vendor nuk i kanë marrë si ofertues serioz, prandaj këto qendra do të shërbejnë edhe si tregje bujqësore, si supermarkete të mëdha bujqësore për të gjithë tregtarët me shumicë dhe pakicë”, thotë Behramaj.
Ai thotë se kufiri më lartë i shpenzimeve të pranueshme për ndërtimin e një qendre është 2 milionë euro dhe Ministria e Bujqësisë mbulon investimin deri në masën 50 për qind.
“Granti investiv për ndërtimin e një qendre grumbulluese mund të arrijë deri në 1 milion euro”, sqaron Behramaj.
Në këto tri qendra grumbulluese me kapacitete të mëdha, fermerët do të kenë mundësi që prodhimet e tyre bujqësore t’i ruajnë të freskëta, gjë e cila do të ndikojë në një tregtim të suksesshëm të tyre.
Qendra grumbulluese në rajonin e Dukagjinit do të ketë sipërfaqe prej 3085 m², ajo në rajonin e Pashtrikut 2050 m², ndërsa sipërfaqja e qendrës grumbulluese në rajonin e Anamoravës do të jetë 2740 m².
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









