Shqipëria
Ndërtesa në Tiranë modelohet me figurën e Skënderbeut
Ndërtimin e godinës multi-funksionale në Tiranë me 85 metra lartësi që zyrtarisht do të njihet si ‘Shkëmbi i Tiranës’ ose Ndërtesa Skënderbeu, e ka nisur studio holandeze MVRDV.
Figura e heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të jetë e modeluar në rrokaqiellin më i ri në qendër të Tiranës, i cili do të jetë pranë 15-katëshit është modeluar.
Ndërtimin e godinës multi-funksionale në Tiranë me 85 metra lartësi që zyrtarisht do të njihet si ‘Shkëmbi i Tiranës’ ose Ndërtesa Skënderbeu, e ka nisur studio holandeze MVRDV, përcjell Albinfo.ch.
Sipas studios arkitekturore, që në fillim ajo u projektua ‘për t’u dyfishuar si një skulpturë figurative e Kastriotit’.
Rokaqielli do të ndërtohet në sheshin Skënderbej, sheshi kryesor i Tiranës që mban po emrin e tij në qendër të kryeqytetit, së bashku me statujën e tij mbi kalë tek busti i së cilës është bazuar edhe dizajni i MVRDV.
Ndërtesa u porosit nga investitorët ANA dhe VI&VI për të festuar historinë kulturore të vendit dhe është duke u projektuar me firmën lokale të arkitekturës Sfera Studio.
Sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të MVRDV, “pasi të përfundojë, ajo do të përmbajë një nivel të hapësirës tregtare dhe katër nivele zyrash në pjesën më të gjerë të godinës që i ngjan shpatullave të Kastriotit.
Mbi të do të jenë 20 kate apartamente banimi, që zënë pjesën e sipërme të pallatit që është modeluar në kokën e tij”.
MVRDV është një studio arkitekturore me famë ndërkombëtare e bazuar në Roterdam, e cila u themelua në vitin 1991 nga Maas dhe arkitektët Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









