Kosova
Vdes një person në vendin e tij të punës në Gjilan
Policia dhe Prokurori e kanë cilësuar ngjarjen si të dyshimtë
Një burrë në Gjilan sot ka vdekur në vendin e tij të punës, pas kontaktit me rrymë elektrike, shkruan Gazeta Metro, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim, ka tërhequr një gyp, i cili kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë.
Në vendin e ngjarjes gjendet policia dhe prokurori, i cili ka cilësuar ngjarjen si vdekje të dyshimtë.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Policia e Kosovës me urgjencë ka dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna Viti, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën “Marie Shllaku”, në rrugën e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç‘rast dyshohet se nga kontakti me rrymën edhe ka humbur jetën”, thuhet në komunikatë.
Trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











