Kosova

Ndërrojnë jetë në QKUK dy gratë e plagosura në Podujevë, përfshirë e dyshuara

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e ngjarjes së mbrëmshme në Majac të Podujevës.

Sipas informatave zyrtare, dyshohet se një grua e moshës rreth 30-vjeçare fillimisht e ka qëlluar me armë një burrë rreth moshës 40-vjeçare i cili është gjetur i vdekur në veturë, e më pas e ka qëlluar edhe një grua tjetër 73-vjeçare e cila bashkë me të dyshuarën janë gjetur të plagosura në vendin e ngjarjes.

Të dyja janë dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa rreth orës 3 të mëngjesit ka vdekur 73-vjeçarja, e më pas edhe e dyshuara, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.