Kuriozitete
“Ndërrimi i partnerëve forcon lidhjet?!”
Të kuptuarit se partneri ju ka tradhtuar shkakton nervozizëm, shok dhe dhimbje të thella.
Por a duhet një lidhje të ketë fund patjetër pas një afere? Duket se jo.
Teksa ju ndiheni të turpëruar që të rrini me dikë që ju ka tradhtuar, një eksperte e lidhjeve thotë se jo domosdo duhet të mendohet për ndarje.
Në fakt, ajo thotë se tradhtitë mund të forcojnë edhe më shumë çiftet.
Esther Perel është trapiste e seksit dhe e lidhjeve e cila beson se tradhtitë mund të jenë të shëndetshme për ndonjë lidhje.
“Shumë afera janë ndarë, por disa afera janë lidhje”, ka thënë Perel për “The Guarian”.
Edhe pse ajo nuk e mbron tradhtinë, beson se divorci nuk duhet të jetë i vetmi opsion.
“Mendoj se njerëzit duhet të jenë në gjendje të vendosin për vete për zgjedhjet që do të bëjnë dhe pasojat që do të vijnë. Për të shtyrë përpara mendimin për divorc duhet të mendohet se ndarja shkakton shpërndarje të familjes”, ka shtuar ajo, transmeton Albinfo.ch. “Nganjëherë lidhjet forcohen dhe bëhen më të sinqerta e më të thella se ato që ishin para se të bënin tradhti”.
Sipas saj, hulumtimet kanë nxjerrë në pah se 99 për qind e meshkujve pranojnë se kanë tradhtuar ose e kanë menduar tradhtinë, teksa te gratë 39 për qind kanë pranuar se kanë tradhtuar një partner dhe 35 për qind e kanë pranuar se e kanë menduar një gjë të tillë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












