Shkurt.ch
Ndërpritet procedura ndaj pedagogut që ka abuzuar seksualisht me nxënësit
Ndërprerja arsyetohet me faktin se akuzat për abuzim seksual janë vjetërsuar (parashkruar). Kjo edhe pse Jegge vetë pati pranuar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësit
Prokuroria Shtetërore e Cyrihut do të ndërpresë procedurën kundër ish pedagogut të njohur të shkollës speciale Jürg Jegge për kontakte seksuale me nxënësit. Ndërprerja arsyetohet me faktin se akuzat për abuzim seksual janë vjetërsuar (parashkruar), shkruan sda.ch.
Palët në konflikt janë pajtuar por është duke u pritur vetëm kalimi i një afati për ankesa eventuale, shkruan prokuroria në një komunikatë të prokurorisë.
Për të arritur në këtë pajtim, janë marrë në pyetje personat të cilët si të rinj kanë pasur kontakte me pedagogun Jegge, transmeton albinfo.ch. Ata, në shumicën e rasteve kanë deklaruar se nuk kanë pasur kontakt seksual me të.
Por, Jegge vetë, në fillim të këtij viti pati pranuar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësit. Këtë pranim e kishte bërë pasi që njëri prej këtyre nxënësve kishte publikuar një libër lidhur me çështjen.
Kohë më parë ka dalë në shesh një skandal për të cilin akuzohej pedagogu i shquar Jürg Jegge. Atë, një ish nxënës i tij dhe një gazetar hulumtues e ngarkonin për kontakte seksuale me ish nxënësin e përmendur, derisa ai ishte i mitur.
Pedagogu, në një deklarim të bërë në prill të këtij viti kishte pranuar se për vite të tëra ka bërë “sulme seksuale” ndaj njërit nga nxënësit e tij. Jegge në një intervistë dhënë transmetuesit publik SRF ka sqaruar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësin.
Sipas tij, në atë kohë nuk ka konsideruar se këto raporte seksuale “do t`i shkaktonin dëm nxënësit”, transmeton albinfo.ch. Por shikuar nga gjendja e sotme ai thotë se i duhet të pranojë se ka bërë një gabim. Duke qenë se nuk ka përdorur dhunë ndaj nxënësit, ai ka menduar se nuk po bënte diç të palejueshme. “Kam qenë i mendimit se kontaktet seksuale i ndihmojnë çlirimit shpirtëror dhe zhvillimit të nxënësit” (!).
Ish nxënësi për të cilin bëhet fjalë, së bashku me gazetarin Hugo Stamm ka publikuar librin me titullin “Jürg Jegges dunkle Seite (Ana e errët e Jürg Jegge).
Jegge merret si njëri ndër pedagogët më me ndikim në Zvicër. Ai ka themeluar një drejtim të ri në pedagogji dhe njihet si kritik i sistemit shkollor zviceran
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










