Lajme
Ndërprerje të mëdha në transportin publik në Cyrih deri më 31 korrik
Qyteti i Cyrihut po përballet me ndërprerje të mëdha në rrjetin e transportit publik për shkak të punimeve të mëdha ndërtimore në dhe rreth stacionit qendror të trenit (Zurich HB). Autoritetet kanë njoftuar se deri më 31 korrik, 13 linja tramvaji dhe autobusi do të preken nga devijimet dhe kufizimet, duke ndikuar ndjeshëm në qarkullimin e përditshëm të udhëtarëve, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Si pjesë e ndërhyrjeve, ura Bahnhofbrücke është mbyllur për qarkullimin e veturave, duke kërkuar devijime të detyruara edhe për shoferët. Ndërprerjet kanë prekur disa nga linjat më të përdorura në qytet.
Tramvajet:
-
Linja 3: Operon vetëm nga Albisrieden deri në ndalesën zëvendësuese Bahnhofplatz/HB në Gessnerallee.
-
Linja 4: Nga Altstetten Nord deri në Sihlquai/HB dhe më tej në drejtim të Seebach.
-
Linja 6: Nga Zoo në Central dhe pastaj përmes Limmatquai në stacionin Stadelhofen.
-
Linja 7: Nga Wollishoferplatz deri në Bahnhofstrasse/HB.
-
Linja 8: Nga Hardturm në Bellevue dhe përmes Kunsthaus në Klusplatz.
-
Linja 10: Nga Aeroporti i Cyrihut në Central dhe nëpërmjet Limmatquai në Tiefenbrunnen.
-
Linja 11: Nga Rehalp në Paradeplatz e më tej në Albisgütli.
-
Linja 13: Nga Frankental në Sihlquai/HB dhe më tej nëpërmjet Schaffhauserplatz e Oerlikon në Auzelg.
-
Linja 14: Niset nga ndalesa zëvendësuese në Bahnhofplatz/HB (Gessnerallee) drejt Triemlit.
-
Linja 15: Nga Stettbach përmes Schaffhauserplatz, Bellevue e deri në Klusplatz.
-
Linja 17: Operon vetëm gjatë ditëve të punës nga ora 07:00 deri në 18:00 mes Werdhölzli dhe Milchbuck përmes Sihlquai/HB.
Autobusët:
-
Linja 31: Do të funksionojë në dy seksione të ndara, nga Hermetschloo deri në Bahnhofplatz/HB dhe nga Stacioni Qendror në Kienastenwies.
-
Linja 46: Nuk do të operojë midis Okenstrasse dhe Bahnhofquai/HB. Ajo devijohet përmes Kornhausstrasse dhe Nordstrasse në drejtim të Rütihof.
Autoritetet e transportit në Cyrih këshillojnë qytetarët dhe vizitorët të planifikojnë udhëtimet me kohë, të përdorin aplikacione për informacione në kohë reale dhe të llogarisin kohë shtesë për destinacionet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











