Lajme
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
Linja e trenit midis Brig në kantonin Valais dhe Domodossola në Itali u ndërpre të hënën pas një daljeje treni nga shinat një ditë më parë. Autobusët zëvendësues po udhëtojnë midis Preglia dhe Domodossola, informoi kompania rajonale e transportit BLS për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Të dielën, një tren BLS që udhëtonte drejt Valais doli nga shinat afërsisht 15 kilometra nga kufiri zviceran. Në bord ndodheshin 150 persona teksa nga aksidenti nuk ka të lënduar, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti u shkaktua nga gurët në shinat pranë Preglia, jashtë Domodossola. Një tren që udhëtonte nga drejtimi i kundërt për në Domodossola u ndalua në kohë.
Linja Simplon përdoret kryesisht nga turistët gjatë fundjavave, ndërsa shumë udhëtarë ndërkufitarë përdorin linjën gjatë javës.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









