Sport
Nderohet “Ekipi i Vitit”, FC Kosova e Cyrihut
Para afër një muaji, rreth 1100 futbollistë dhe futbolliste, duke votuar online e kanë zgjedhur FC Kosovën e Cyrihut si “ekip të vitit” në një konkurrencë të fortë të klubeve të regjionit të gjerë të Cyrihut. FC Kosova kishte mbledhur 21.4% të votave ndërsa në vendin e dytë FC Oberglatt kishte fituar 13.5% të votave dhe në të tretin FC Affoltern am Albis, 11.8%.
Si “ekip i vitit” i zgjedhur me vota, FC Kosova është pritur dhe nderuar nga shumë subjekte sportive e të tjera. Së fundi, një pritje asaj i ka rezervuar edhe shitorja e njohur profesionale për rekuizita të futbollit “Fussball-Corner-Oechslin” në Cyrih. Para kësaj, nikoqirët i kanë dhuruar ekipit në fjalë 20 fanella atraktive për stërvitje.
Kryetari i FC Kosova Arsim Hyseni dhe trajneri i ekipit të parë, Enver Osmani janë pritur nga menaxheri Ralph Greile, i cili i ka dëshiruar suksese “Ekipit të vitit”.
Krahas FC Kosovës, shitorja në fjalë shpërblen edhe pesë pjesëmarrës në zgjedhje (votim). Të gjithë ata fitojnë nga një çek me vlerë prej 100 frangash për ta konsumuar në “Fussball-Corner Oechslin”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











