Futboll
Ndër top fanellat më të shitura në SHBA është edhe ajo e Shaqirit
Duket se Xherdan Shaqiri është njëri prej futbollistëve më të popullarizuar në SHBA. Kjo dëshmohet më shumë nga numri i fanellave të shitura, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se Shaqiri në fillim të këtij viti u transferua te Chicago Fire, ai tashmë është shndërruar në superyll të ekipit të tij.
Nisur që në edicionin e tij të parë në MLS, Shaqiri ka arritur të jetë në mesin e dhjetë lojtarëve me numrin më të madh të fanellave të shitura deri më tash.
Ndërkohë që dyqani online “mlsstore.com” që operohet nga liga MLS, ka publikuar listën e futbollistëve me fanellat më të shitura këtë edicion.
Shaqiri është i teti në këtë listë dhe i vetmi lojtar i Chicagos që gjendet në mesin e 25 futbollistëve për numrin më të madh të fanellave të shitura.
Në krye të listës për më së shumti fanella të shitura është Gareth Bale i skuadrës Los Angeles Galaxy.
Pas tij vijnë Christian Fuchs (Charlotte FC), Carlos Vela (Los Angeles FC), Javier Hernandez (LA Galaxy), Josef Martinez (Atlanta United), Raul Ruidiaz (Seattle Saunders), Karol Swiderski (Charlotte FC), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Jordan Morris (Seattle Saunders) dhe Walker Zimmerman (Nashville FC), që plotësojnë në top-dhjetëshen.
Shaqiri këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 26 ndeshje kampionale për Chicagon, me të cilin ekip ka kontratë deri në fund të vitit 2024.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












