CH-Ballkani
Ndarja e Kosovës është lojë e rrezikshme si shpërbërja e Jugosllavisë
Për çmimin e euro-integrimeve të Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, presidentët Aleksandër Vucic dhe Hashim Thaçi, janë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje të tillë. Thaçi bile do duhet të jap edhe hidrocentralin e Gazivodës dhe Trepçën.
Tema e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë po gjen jehonë te shumë gazetarë të huaj gjermanofonë dhe anglofonë. Përjetuesi i “Kohës së artë” të Jugosllavisë së Titos, Paul Lendvai ka shkruar gjithashtu rreth kësaj teme në “Der Standard”.
“Shkatërrimi i Jugosllavisë shumë etnike, jo vetëm që e kam përjetuar vetë, por kam punuar edhe si korrespodent për të raportuar ngjarjet dramatike. Për këtë jam skeptik, bile shpesh mosbesues, kur papritur flitet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës,” shkruan Lendvai, përcjell albinfo.ch.
Ai citon edhe njohësin e Jugosllavisë, të ndjerin Viktor Meier, i cili në librin e tij “Trashëgimia jugosllave” shkruante: “Ëndrrat e tilla janë kundrejt çdo arsyetimi real, sepse këtu duhet të ndryshosh kufij ndërkombëtarë, dhe kjo nuk është një makth vetëm për Serbinë, por edhe për Maqedoninë dhe Greqinë, sepse kjo lidhje veri-jug papritur do kontrollohet nga territori me dominim shqiptar.”
Megjithatë, për çmimin e euro-integrimeve dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, presidentët Aleksandër Vucic dhe Hashim Thaçi, janë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje të tillë. Thaçi bile do duhet të jap edhe hidrocentralin e Gazivodës dhe Trepçën. Për opozitën serbe, shkëmbimi i territoreve kundërshtohet pasi në mes të Kosovës jetojnë mijëra serbë.
Më tej, sipas opinionit të Paul Lendvai, ndryshimi i kufijve do ishte hapja e “Kutisë së Pandorës”, veçanërisht për Bosnjën, që do ndaheshte ne tresh, si dhe Maqedoninë, ku shqiptarët do kërkonin bashkim me Shqipërinë.
“Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi rrezikun e shkëmbimit të territoreve në Ballkan. Gjithsesi, zjarrvënësi më i rrezikshëm i politikës botërore qëndron ulur në Uashington. Pas debaklit në Kore, këshilltari i sigurisë së presidentit Donald Trump, në kontrast të plotë me politikën shumvjeçare të SHBA-së në Ballkan, i dha dritë jeshile një eksperimenti të ri mjaft të rrezikshëm – kësaj here me një tjetër Fuçi Baruti,” shkruan në fund opinionisti austriak.
E-Diaspora
-
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë "Është e dhimbshme të shohësh mijëra zarfe që nuk hapen dhe nuk arrijnë fare në Kosovë... -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti












