Autotech
Ndalohet shitja e iPhone-ve në Gjermani
Një gjykatë e Munihut ka vendosur një ndalim me kusht të shitjeve të modeleve të iPhone nga 7 deri tek X në Gjermani, duke i dhënë të drejtë prodhuesit të gjysmëpërçuesve “Qualcomm” në betejën e tij të gjatë juridike kundër Apple për shkelje të patentave.
“Nëpërmjet këtij gjykimi, shitja dhe qarkullimi i modeleve që nuk kanë licencë ndalohet në Republikën Federale të Gjermanisë”, njoftoi gjykata duke cituar se modelet e ndaluara janë iPhone 7, 7 Plus, 8, 8 Plus, dhe X.
Megjithatë në këtë komunikatë theksohet se që të aplikohet ky vendim ende provizor, “Qualcomm” duhet të derdhë një depozitë prej 668,4 milionë eurosh.
“I takon akuzuesit që të derdhë këtë shumë nëse dëshiron që gjykimi të aplikohet provizorisht”, njofton gjykata, shkruan ATSH.
“Për më tepër, vendimi nuk ka ende fuqi mbi këtë çështje, sepse është i mundur edhe apeli”, thuhet në komunikatën e gjykatës së Munihut, përcjell albinfo.ch.
“Qualcomm”, kolosi amerikan i gjysmëpërçuesve, akuzon gjigantin e elektronikës Apple se ka shkelur një prej patentave në lidhje me një mikroçip të instaluar në modele të caktuara të iPhone.
E-Diaspora
-
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih Kompania ajrore “Chair Airline” do të jetë linja e parë që nis operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar... -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












