Lajme
Ndalohet ndërtimi i objekteve në Prevallë
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit bashkë me punëtorët e parkut nacional “Sharri” dhe Policinë e Kosovës, kanë dalë në Prevallë për t’i parandaluar të gjitha objektet pa leje
Qeveria e Kosovë më në fund iu ka përveshur punës për t’i parandaluar ndërtimet pa leje në parkun më të bukur të rekreacionit në Kosovë, në Prevallë të Prizrenit. Për t’i parandaluar ndërtimet e egra, inspektorët e ndërtimit sot nga mëngjesi janë duke e inspektuar Prevallën.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, parandalimi i ndërtimeve pa leje bëhet me qëllim që të mbrohet parku nacional i Sharit, i cili kohën e fundit është shkatërruar.
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit po e inspektojnë terrenin të ndihmuar edhe nga punëtorët e parkut nacional “Sharri”, inspektorët e Komunës së Prizrenit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, kjo është faza e parë për zbatimin e vendimit qeveritar për ndërprerjen e të gjitha aktivitetet ndërtimore në këtë zonë.
“Ky aksion vjen pas nxjerrjes së vendimit nga ana e Ministrit të MMPH-së, Dardan Gashi, për ndalimin e të gjitha ndërtimeve në zonën e Prevallës, që ka ardhur si pasojë e degradimit të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektim të udhëzuesit të MMPH-së për mënyrën e zbatimit të planit urban në këtë zonë”, thuhet në një njoftim.
Gjatë aksionit, siç deklaron Gëzime Hasani, zyrtare për informim në MMPH, pritet të bëhet edhe identifikimi i të gjitha objekteve në këtë zonë.
Ndryshe, Prevalla është fshati më i bukur turistik dhe rekreativ në Kosovë, i cili gjendet në malet e Sharrit, ndërmjet komunës së Shtërpcës dhe Komunës së Prizrenit. Fshati është degraduar nga ndërtim pa leje, kryesisht nga ndërtimet e larta të cilat edhe ia kanë humbur kuptimit këtij vendi.
Ndërtuesit janë kryesisht politikanët dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale e qendrore dhe drejtuesit e ndryshëm të departamenteve, të cilat e kanë shfrytëzuar autoritetin e tyre, për të ndërtuar objekte të larta.
Në fshatin turistik të Prevallës ishte paraparë ndërtimi i shtëpive nga druri (vilave të pushimit), ndërsa shumica e shtëpive janë me pllaka betoni dhe me tulla e tjegulla.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













