Lajme
Ndalohet kërkesa e dyfishtë e azilit në Zvicër
Vetëm vitin e kaluar, rreth 2000 azilkërkues kanë bërë kërkesa të shumëfishta të azilit në Zvicër
Duke filluar nga prilli, refugjatët që njëherë janë dëbuar nga Zvicra në ndonjë shtet sipas marrëveshjes së Dublinit, nuk do të kenë të drejtë të parashtrojnë kërkesë të re azili në Zvicër.
Këta azilkërkues në të ardhmen do të dëbohen që në kufi, njofton Enti Federal për Migracion, dhe transmeton radio DRS.
Në qoftë se refugjatët në fjalë megjithatë hyjnë në Zvicër, ata do të marrin vetëm ndihma emergjente.
Vetëm vitin e kaluar, rreth 2000 azilkërkues kanë bërë kërkesa të shumëfishta të azilit në Zvicër.
Para së gjithash bëhet fjalë për ata azilkërkues që më parë ishin dënuar nga Zvicra në Itali, ku, sipas Dublinit, u takonte të ktheheshin meqë ai ishte vendi i parë ku kishin bërë kërkesën për azil.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












