Shkurt.ch
Ndalohet dëbimi i xhihadistit nga Bazeli
"Media nuk e kishte mbuluar mirë fytyrën e tij, kështu që për autoritetet në Irak do të ketë qenë shumë e lehtë për ta identifikuar"
Prezantimi i mediave zvicerane që kanë bërë për një shtetas 26-vjeçar irakien, ka qenë shumë i dobët dhe nuk është maskuar sa duhet. Në këtë mënyrë, ai ka mundur të identifikohet shumë lehtë dhe tashmë, në Irak është i kërcënuar me torturë, po që se autoritetet zvicerane e kthjenë prapa, ka vlerësuar Gjykata e Apelit në Bazel.
Emisioni debativ “Rundschau” i TV SRF, në shtator 2016 kishte publikuar rastin e xhihadistit të ri A. nga Iraku. 26-vjeçari nga hetuesit mori pseudonimin “farmacist”, sepse kishte filluar studimet në farmaci. Sekretariati shtetëror për migrim (SEM) atij i caktoi një ndalim hyrjeje pas udhëtimit në Irak në vitin 2015 dhe “ka shumë të ngjarë që ai të jetë pjesë e një organizate terroriste”, thanë nga SEM. Në verën e vitit 2016, ai u kthye në Bazel dhe u paraburgos.
Fakti që çështja e tij u bë publike, ka pasoja për “farmacistin”. Gjykata e Apelit në Bazel mbështeti një vendim të Gjykatës së Lartë Federale, që në nëntor 2016 pengoi dëbimin e të riut në Irak. Arsyetimi i gjykatësve të Bazelit është i fortë. Siç raportojnë “NZZ” dhe “Regionaljoiurnal” nga SRF, përgjegjësia e vetme për këtë është paraqitja mediatike.
Media nuk e kishte mbuluar mirë fytyrën e tij, kështu që për autoritetet në Irak do të ketë qenë shumë e lehtë për ta identifikuar. Rreziku ishte dukshëm i qartë që irakieni i ri në vendin e tij të lindjes të përballej me arrestim për terrorizëm dhe prandaj mund të torturohej. Në këtë kontekst: Dëbimi është në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
A. me familjen e tij ka ardhur në Zvicër mbi 20 vite më parë, ku edhe iu dha azil. Në Gjimnazin Bäumlihof të Bazelit ai mbaroi shkollën e mesme dhe përgjatë kësaj kohe kishte rëbë bë sy të të tjerëve për shkak të përkushtimit të tij ndaj islamit politik. Xhihadisti i Bazelit A. e vendosi një video të tij në internet në vitin 2014, ku e lexoi një fjalim për islamin, i veshur me një triko të lëvizjes radikale “Lexo”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













