Lajme

Ndalohen telenovelat turke

Serialet turke do të zëvendësohen me seriale në gjuhën maqedonase

Qeveria e Maqedonisë është zotuar se do t’i ndalojë serialet turke dhe se ato do t’i zëvendësojë me seriale në gjuhën maqedonase.

Mnistri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski ka palajmëruar se me ligjin e ri për media, do të parashihet shkurtimi i emetimit të prodhimeve të huaja.

“Do të fillojmë së shpejti me debatin publik për ligjin e ri për media, i cili parasheh rregulla të reja. Me to, për fat të keq, do t’u shkurtohet pjesëtarëve të gjinisë më të bukur një pjesë e serialeve si Ifeti, Ezel, Njëmijë e një net, Sulltani i Madhërishëm dhe të tjera”, ka thënë Ivanovski, transmetojnë mediat në Shkup.

“Me ligjin e ri, do të kërkohet që 30 për qind e programit të emetuar në periudhën prej orës 8 deri në ora 20 në mbrëmje, të jetë produksion maqedonas. Në vitin 2014, kjo përqindje do të jetë 40, kurse në vitin 2015 do të jetë 50 për qind. Me këtë do të stimulohet produksioni në Maqedoni”, ka deklaruar ministri Ivanovski.