Lajme
Ndalohen përkohësisht ndërtimet në katër komuna të Freiburgut
Këshilli Shtetëror i Freiburgut ka lëshuar një ndalim të përkohshëm të ndërtimit për katër komuna të Freiburgut. Ndalimi i menjëhershëm i ndërtimit vlen për komunat Meyriez, Chénens (vetëm në zonën e punës), Semsales (vetëm në zonën e punës) dhe Auboranges, siç njoftoi sot Drejtoria për Zhvillim Hapësinor në Freiburg, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Shtetit e bazoi këtë vendim në ligjin federal për planifikimin hapësinor, ligjin kantonal të planifikimit hapësinor dhe të ndërtimit dhe planin e strukturës kantonale.
Të katër komunave u është kërkuar tri herë me shkrim nga Drejtoria për Zhvillim Hapësinor që të marrin masa. Sipas komunikatës, ata nuk i janë përmbajtur kësaj kërkese, teksa ndalimi i ndërtimit zbatohet derisa komunitetet në fjalë të nxjerrin publikisht masa për të ndryshuar madhësinë e zonave të tyre të ndërtimit.
Në vitin 2018, plani i strukturës së kantonit listonte 27 komuna në të cilat zona e ndërtimit duhej të ndryshonte përmasat. Që atëherë 23 bashki kanë korrigjuar planifikimin e tyre vendor ose kanë nisur publikisht masat përkatëse.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










