Autotech
Ndalohen llampat e vjetra në gjithë Evropën
Llampat halogjene jetojnë mesatarisht dy vjet, ndërkohë që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo edhe 20 vjetësh

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë Evropën nga 1 shtatori.
Sasitë rezervë mund të vazhdojnë të shiten dhe dritat e vogla inkandeshente në pajisjet shtëpiake do të përjashtohen, por një përpjekje kontinentale për kalimin tek diodat që emetojnë dritë, LED-s, ka nisur dhe sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve, kjo do të zbusë ndjeshëm faturat e energjisë.
Dritat LED konsumojnë pesë herë më pak energji se llampat halogjene dhe nxjerrja nga përdorimi i këtyre të fundit do të parandalonte miliona tonë emetime karboni. Aktualisht, llampat halogjene janë më të lira se dritat LED, por çmimi i këtyre të fundit balancohet nga kursimi i energjisë, raporton “TCH”.
Llampat halogjene jetojnë mesatarisht dy vjet, ndërkohë që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo edhe 20 vjetësh. Në një shtëpi mesatare, ka të paktën 10 llampa halogjene dhe secila prej tyre qëndron e ndezur për tre apo katër orë në ditë, së paku, përcjell albinfo.ch.
Aktivistët thonë se pasojat e veprimeve të njeriut në natyrë po ndihen në ndryshimet klimaterike dhe ndalimi i gjërave që kërcënojnë sigurinë publike dhe shpërdorojnë energjinë është gjëja e duhur për t’u bërë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz