Shkurt.ch
Ndalim testues i duhanit në ambientet e hapura të stacioneve hekurudhore
Fjala është për stacionet si: Basel SBB, Zürich Stadelhofen, Bellinzona, Chur dhe Nyon. Këto stacione për disa muaj do të jenë “zona të zgjeruara pa duhan”
Duke filluar nga dita e parë e shkurtit 2018 Ndërmarrja Federale e Hekurudhave SBB/CFF do të bëjë testimin e ndalimit të tymosjes së duhanit në gjashtë stacione të zgjedhura hekurudhore, në pjesë të ndryshme të Zvicrës, shkruan srf.ch. Konsumimi i duhanit është prej kohësh i ndaluar në hapësirat e mbuluara të stacioneve por tash bëhet fjalë për ndalim edhe në ambientet e hapura-
Fjala është për stacionet si: Basel SBB, Zürich Stadelhofen, Bellinzona, Chur dhe Nyon, me çfarë përfshihen në një masë të gjitha regjionet gjuhësore të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Këto stacione për disa muaj do të jenë “zona të zgjeruara pa duhan”, thuhet në një komunikatë të SBB/CFF.
Rezultatet e testimit do të shërbejnë pastaj si bazë për të realizuar një zgjidhje të unifikuar për gjithë Zvicrës sa i përket ndalimit të duhanit ne hapësirat e të gjithë sacioneve hekurudhore.
Por ky hap ashtu si dhe hapa të tjerë që gjithnjë më shumë po synojnë drejt kufizimit të hapësirave për duhanpirje, nuk ka kaluar pa reagime. Rreth një e katërta e zviceranëve mbi moshën 15 vjeçare tymosin duhan në mënyrë të rregullt ose të herëpashershme dhe ata i konsiderojnë këto masa si diskriminim të tyre.
Ndër masat që po shqyrtohen në vende dhe nivele të ndryshme, në këtë drejtim, është edhe ndalimi i pirjes së duhanit nëpër tarraca të restoranteve. Një propozim i tillë është bërë në Parlamentin e Kantonit të Tiçinos dhe ka shkaktuar tashmë reagime të ashpra të duhanxhinjve.
Por ka edhe nga personat që nuk konsumojnë duhan dhe që janë kundër ndalesave drastike të duhanit në hapësira publike, shkruan albinfo.ch. Kështu, kryetarja e Forumit të Konsumatorëve, Babette Sigg, e njohur si person që nuk pi duhan, thotë për shembull se ndalimi i duhanit nën qiellin e hapur janë të tepërta dhe përbëjnë një stigmatizim.
“Ne jetojmë në një shoqëri të lirë dhe unë e konsideroj gabim që tymosja e duhanit po kufizohet gjithnjë më shumë”, ka thënë Sigg.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











