Futboll
Ndahen mbi dy milionë euro për Komunën e Gjilanit
Dy projekte në fushën e sportit, në vlerë prej rreth dy milionë euro, pritet të realizohen në komunën e Gjilanit.
Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas takimit mes ministrit Kujtim Gashi dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ata kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit, renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit dhe projekti për Palestrën sportive në Zhegër të Gjilanit.
“Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit është projekt në të cilin MKRS-ja do të investojë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 950 mijë euro. Ky projekt do të implementohet gjatë viteve 2019 deri më 2021. Ndërkaq, për projektin Palestra sportive në Zhegër të Gjilanit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë rreth 650 mijë euro dhe projekti pritet të realizohet gjatë dy vjetëve 2019 e 2020”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












