Kosova

Ndahen 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj që u vra të enjten në Istog.

Me vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  nesër do të jetë ditë zie në nderim të policit, shkruan kk, përcjell albinfo. ch.

Ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me një plaçkitës banke në Istog.