Kosova
NATO: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog
NATO ka thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
Ky qëndrim u bë i ditur gjatë takimeve të veçanta të martën në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në prani të ndihmës sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, dhe komandantit të operacioneve civile të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin, raporton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë takimit, Goffus diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë, duke përmendur shqetësimet në lidhje me hapjen e mundshme të urës për trafikun rrugor.
Ai theksoi se vendimet në këtë drejtim duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
“Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim të kohës dhe në mënyrë efektive me Komunitetin Ndërkombëtar, dhe duhet të sigurojmë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s,” deklaroi Goffus.
Ai shtoi se NATO, përmes misionit të KFOR-it, është e përkushtuar për të përmbushur mandatin e saj të OKB-së, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
“Misioni i KFOR-it është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë,” tha Goffus.
Ndërsa KFOR-i vazhdon të ruajë një prezencë të qëndrueshme në urë dhe të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth, Goffus rikonfirmoi mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo kornizë e dialogut është kyçe për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe për arritjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, duke qenë thelbësore për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor,” përfundoi Goffus./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












