Kosova
NATO: Po i marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës
NATO ka thënë se i merr shumë seriozisht ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në një postim në “Twitter” ua ka kujtuar Kosovës dhe Serbisë marrëveshjet e kaluara që janë dakorduar, përfshirë Marrëveshjen Teknike Ushtarake.
“NATO i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. NATO, KFOR, po i merr të gjitha masat e nevojshme për t’u përkujdesur për ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është e autorizuar me Rezolutën 1244 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Angazhimi i NATO- KFOR për zbatimin e mandatit të vetë është i palëkundur, siç tregohet nga vendosja e 500 trupave shtesë. Ua rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it nën Marrëveshjen Teknike Ushtarake, përfshirë respektimin për Vijat Kufitare Administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për ta shmangur përshkallëzimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt”, thuhet në postimin e Lungescus në Twitter.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











