Lajme
NATO nuk i redukton trupat në Kosovë
Komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina, tha se shkuarja në Siri nuk është dukuri e veçantë për Kosovën, por një sfidë, me të cilën po përballet e gjithë bota
Paqeruajtësit ndërkombëtarë të NATO-s në Kosovës (KFOR) do të vazhdojë praninë në Kosovë me strukturën që kanë tani, pa bërë plane për reduktim. Kështu deklaroi komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Italian Salvatore Farina, i cili sot ia dorëzoi detyrën gjenerali tjetër Italian, Francesco Paolo Figliuolo.
Gjeneral Farina, para largimit në një konferencë me gazetarë se “në Kosovë janë bërë përparime në forcimin e Kosovës shumetnike paqësore e tolerante”.
“Veriu i Kosovës po ecën drejt normalizimit dhe integrimit, bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që kanë hapur rrugën e këtij normalizimi, duhet të vazhdojnë, sikundër që edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duhet të kujdesen për integrimin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit”, u shpreh gjenerali Farina.
Ai foli edhe për përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat në lindjen e mesme për të cilët tha se “kjo nuk është dukuri e veçantë për Kosovën, por një sfidë, me të cilën po përballet e gjithë bota demokratike”.
“Mendoj se kjo nuk është një kërcënim për të ardhmen, pra nuk mund ta konsiderojmë Kosovën si vend terrorizimi, por natyrisht si çdo vend demokratik duhet të sigurohemi, që nuk do të ketë dhunë, që dhuna dhe terrorizimi duhet të dënohen”, thotë gjenerali Farina.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, duke falënderuar gjeneralin e deritashëm të KFOR-it, Salvadore Farina për angazhimin e tij në çështjen e sigurisë së Kosovës.
“Ne kemi arritur disa caqe të rëndësishme, siç janë procesi i suksesshëm i zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme, të mbajtura në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mendimi afatgjatë rreth përcaktimit të vizionit tonë për krijimin gradual të Forcave të Armatosura të Kosovës, një forcë e cila do t’i reflektojë nevojat e vendit tonë për siguri dhe e cila do të ndërtohet në partneritet me NATO-n”, tha presidentja Jahjaga.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë mbi 5 mijë trupa të NATO-s. Më së shumti paqeruajtës ka Gjermania 700 ushtarë dhe misioni në Kosovë është i dyti më i madhi i ushtrisë gjermane jashtë vendit, pas Afganistanit. Po ashtu në Kosovë ka një efektiv edhe shteti helvetik.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











