Bota
NATO me masa për të mbrojtur krahun lindor
Për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë NATO do të ndërmarrë operacione të reja ushtarake për mbrojtjen e krahut lindor, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se NATO nisi një nismë të re për të mbrojtur krahun e saj lindor pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia që dyshohet se ishin të qëllimshme. Rutte e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën Alexus Grynkevich, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Në operacionin e emërtuar “Eastern Sentry” (rojet e lindjes) ndër të tjera do të aktivizohen kapacitetet shtesë për vrojtimin dhe mbrojtjen ajrore. Ndryshe nga deri më sot operacionet si ato p.sh. kundër dronëve rusë në të ardhmen do të realizohen nën një komandë të integruar – e jo më me aksione të veçuara kombëtare, të cilat duhen koordinuar me vështirësi. Disa shtete të NATO-s, ndër to edhe Gjermania, kanë premtuar mjete shtesë. Ushtria gjermane në të ardhmen do të verë në dispozicion katër avionë luftarakë “Eurofighter” për hapësirën ajrore mbi Poloni. Franca do të verë në dispozicion tre avionë luftarakë “Rafale”, ndërsa Danimarka dy avionë F-16 dhe një fregatë.
Shkelje e qëllimshme e hapësirës ajrore?
Të mërkurën (10.09.2025) njëkohësisht me një sulm rus ndaj Ukrainës mbi dhjetë dronë rusë të tipit “Shahed” depërtuan në hapësirën ajrore të Polonisë. Disa prej tyre u qëlluan.
Sipas politikanëve perëndimorë ka të dhëna, që shkelja e hapësirës ajrore nuk ka qenë thjesht pakujdesi. Megjithatë është e paqartë deri tani, nëse dronët kanë qenë të programuar për shkatërrimin e objketivave në territorin e NATO-s apo thjesht si provokim ose për të testuar mbrojtjen ajrore. Polonia, sipas të dhënave të veta, ka informacion të mjaftueshëm për të provuar, se Rusia ka vepruar me paramendim.
Në mbrojtjen nga ajri, sipas të dhënave të NATO-s, të mërkurën u aktivizuan krahas avionëve luftarakë polak F-16 edhe avionë holandezë F-35, avionë italian si dhe sistemet gjermane të mbrojtjes kundërajrore “Patriot”. Gjithashtu u vu në përdorim edhe një avion special AWACS për vrojtimin e hapësirës ajrore.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














