Kosova
NATO ka nisur dislokimin e 200 pjesëtarëve të Forcës së Reagimit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

Pjesëtarët e Forcës Aleate të Reagimit të NATO-s do të dislokohen në Ballkanin Perëndimor nga 30 shtatori deri më 16 tetor për të kryer stërvitje që synojnë rritjen e gatishmërisë dhe mbështetjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga KFOR-i,thuhet se kjo është hera e parë që një njësi e ARF-së dislokohet që nga themelimi i saj në korrik të këtij viti.
“Një kontingjent ushtarak prej rreth 50 pjesëtarësh do të jetë në Kosovë dhe një nyje komanduese e përparme prej rreth 150 pjesëtarësh do të vendoset në Maqedoninë e Veriut. Personeli i dislokuar do të kryejë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe për të testuar aftësitë e tyre. Një pjesë e shtabit të ARF-së do të integrohet përkohësisht në strukturat komanduese dhe kontrolluese të misionit të KFOR-it, me detyrën për të identifikuar kërkesat e mbështetjes logjistike, infrastrukturore dhe operacionale për KFOR-in, në rast të një përforcimi të konsiderueshëm të qëndrimit të tij”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri